FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Jo fraksione në PD, bashkim me ata që s’tradhëtuan në 25 qershor

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një dalje për mediat pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë tha se nuk do të ketë fraksione në PD për aq kohë sa ai do të drejtojë këtë forcë politike.

Basha tha se bashkimi i demokratëve do të bëhet me ata që nuk tradhëtuan demokratët në 25 qershor.

Basha: Sa kohë të jemi unë në PD nuk do të ketë fraksion në PD, por do të ketë hapësirë për këdo demokrat që të kontribuojë për qëllimin e përbashkët që është një qëllim kombëtar, jo thjesht qëllim i PD për të cliruar vendin nga zgjedha e krimit, nga bandat që qeverisin sot si aleate të denja të Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkimi i demokratëve është bërë gjithmonë rreth atyre që demorkatët nuk i kanë tradhëtuar asnjëherë dhe që nuk i tradhëtuan as në 25 qershor. Rreth vlerave si shqiptarë, si europianë si patriotë dhe rreth  qëllimit të përbashkët që ti shërbejme qytetarëve shqiptarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?