FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha ka një zgjidhje për Shkozën, akuzon Ramën për mashtrim

Kryetari i PD-së thotë se kryeministri Edi Rama mashtroi 150 familjet në Shkozë duke u premtuar në fushatë shpronësim sipas tregut por pasi i mori votën thotë se do u japë një bonus strehimi.

Përmes një prononcimi në media Basha e quan krim dhe nënvizon se vetëm një mënyrë për të zbutur këtë dramë është shpronësimi sipas vlerës së tregut dhe se PD do ta kërkojë me ngulm.

Deklarata

Swiss Digital Desktop Reklama

Nxjerrja ne rruge e 150 familjeve ne Shkoze, me nje te rene te lapsit, i kalon kufinjte e mashtrimit, dhe eshte nje krim i vertete. Ne fushate ishte Edi Rama qe permes mashes se tij ne Bashki, u premtoi shpronesim sipas tregut. Pasi ju mori voten ju thote do ju jap bonus strehimi. Por pertej mashtrimit tipik te Edi Rames, kemi te bejme me nje krim, se krim eshte te permbysesh jeten e 150 familjeve, burrave e grave, femijeve e te miturve, te moshuarve. Ka vetem nje menyre per te zbutur kete drame, shpronesim sipas vleres se tregut. Ne do ta kerkojme me ngulm kete.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?