FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Kapja e kryeprokurorit do të destabilizojë vendin

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka vënë alarmin, duke thënë se kapja e kryeprokurorit nga kryeministri Edi Rama do të destabilizojë vendin. Në një dalje për media, pas takimit me grupin parlamentar, Basha tha se Ramës i duhet një kryeprokuror politik për të zhdukur dosjet kriminale dhe për të shpëtuar Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, si dhe dhjetëra dpeutetë, ish-deputetë dhe drejtues të PS.

“Farsa që po shohim në Kuvend është e paramenduar me një qëllim. Duhet t ëkuptojmë gjendjen ku ndodhet vendi. Tahiri është nën hetim në SHipëri dhe Itali si një nga drejtuesit kryesor i trafikut të drogës. Dhjetëra drejtues të lartë të policisë janë nën hetim për trafik droge. Vangjush Dako është nën hetim si bashkëpunëtor me krimni e organizuar. Kompania e Qazim Sejdinit është nën hetim për trafik droge dhe ai vetë ësht ëi dyshuar. Dhjetëra deputetë, ish-deputetë dhe drejtus të PS kanë lidhje me drogën dhe i pret hetimi. Arben Ahemta, Damian Gjiknuri, e dhjetëera të tjerë janë të përfshirë në afera, duke paralizuar ekonominë. Ka fakte të shumta dhe ka biznesmenë e qytetarë që kanë fakte dhe janë të gatshëm të dëshmojnë kundër tyre.

Laku i drejtësisë fillon të shtrëngohet në qafën e Ramës, ai vendosi të zgjedhë një kryeprokuror politik për të zhdukur të gjitha faktet që lidhin Ramën me krimin dhe të shpëtojë kriminelët. Prokurori politik i Ramës do përpiqet të zvarrisë hetimet për Tahirin, Dakon, Sejdinin, dhe të shmangë hetimin për Gjiknurin, Ahmetajn. Kapja e kryeprokurorit do të destabilizojë vendin”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?