FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha, kritika të forta ndërkombëtarëve: Pse heshtni për vjedhjen dhe dhunën?

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kritikuar ashpër ambasadorët dhe organizatat ndërkombëtare në Shqipëri për heshtjen lidhur me protestën e banorëve te Unaza e Re.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se këto ditë po shihet dhunë barbare ndaj grave dhe fëmijëve nga policia dhe asnjë shoqatë ndërkombëtare, ambasadorë, apo shoqëri civile nuk flet.

“Kam një pyetje për organizatat ndërkombëtare; ku jeni? Për çfarë paguheni? Për të bërë pasarela dhe për të ngrënë e të pirë dhe për të na treguar cilësinë e verës? Pse heshtni? Heshtja iu bën bashkëfajtorë”,- tha kreu i PD.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?