Basha: Kundërshtari i PD-së është…, zbulon vendimin unanim
Selia blu prej mbrëmjes së djeshme, është kthyer në atmosferë të nxehtë, pas përplasjes në mbledhjen e kryesisë. Në një reagim të dytë mbi këtë situatë, kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur për përplasjet e ashpra.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Basha shprehet se PD-ja ka vetëm një kundërshtar, që është aleanca e krimit. Gjithashtu, kreu i PD-së, ka treguar se është marrë një vendim unanim për të nisur një proces analize dhe konsultimi. Sipas tij, e vlefshme për të forcuar, reformimin dhe bashkimin në përballjen me Ramën.
”PD ka vetëm një kundërshtar, që nuk është thjeshtë një person, por aleanca e krimit. Dhe ne jemi përballë, si aleanca e vlerave. Në këtë aleancë ka vend për mendimin kritik, për debat dhe marrjen e vendimeve siç u mor sot; vendim unanim për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate me qëllim forcimin, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve”,-shkruan kreu i PD-së në një postim në facebook.
KOHA JONË SONDAZH

