Basha: Mandela i Ballkanit u kthye në vendin ku i takon

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e cilëson vendosjen e bustit të ish-kryetarit të Kuvendit, Pjetër Arbnori, para sallës së seancave plenare si një rikthim në vendin ku i takon.

Në një shënim në Facebook për ceremoninë e sotme, Basha shprehet se “Rojtari i ri i Parlamentit do jetë aty për të na kujtuar se në fund të tunelit ka gjithmonë dritë”.

Postimi i Lulzim Bashës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Mandela i Ballkanit u kthye sot në vendin ku i takon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjetër Arbnori, burri i mençur dhe simbol i qëndresës antikomuniste, vazhdon të mbetet frymëzim në sfidat me të cilat përballemi çdo ditë.  28 vite burgim nuk arritën të shtypnin ëndrrat dhe idealet e një njeriu të etur për liri.

Rojtari i ri i Parlamentit do jetë aty për të na kujtuar se në fund të tunelit ka gjithmonë dritë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?