Basha mbledh nesër grupin parlamentar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë nesër një mbledhje me grupin parlamentar. Burime i thanë CityNeës se Basha ka thirrur mbledhjen e grupit mesditën e nesërme, në orën 12:00.

Kjo mbledhje në selinë blu vjen një ditë pasi Basha i dërgoi kryeministrit Edi Rama emrat e zv/kryeministrit dhe të gjashtë ministrave teknikë.

Emrat e rinj të kabinetit Rama u pranuan dhe u dërguan menjëherë te Presidenti Bujar Nishani për dekretim. Ndërkohë, pasditen e nesërme, në orën 18:00, pritet të mblidhet dhe Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar propozimet e Bashës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, PD ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 25 qershorit, pas marrëveshjes së arritur mes Ramës dhe Bashës. PD pritet të zyrtarizojë dhe emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhje, pasi ka afat deri më 26 maj/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?