Basha mbledh nesër në 18:00 grupin e ri parlamentar
Partia Demokratike do të vendosë nesër lidhur me qëndrimet që do të mbajë për zgjedhjen nga Partia Socialiste e Gramoz Ruçit në postin e kryetarit të Parlamentit.
Mësohet se nesër në orën 18:00 do të mbahet dhe mbledhja e parë e grupit të ri parlamentar.
Ndërkohë sot një Këshilltar i Lartë i grupit parlamentar CDU-CSU, në Bundestag, pati një bashkëbisedim me deputetët e Partisë Demokratike në lidhje me mbështetjen për strategjinë dhe aksionin e PD përballë qeverisjes dhe për rrugën e ardhjes në pushtet, informon zyra e shtypit e PD-se.
“Në prioritetet kryesore të Partisë Demokratike, renditet reforma e plotë zgjedhore që do të bëjë të mundur garantimin e votës së lirë e të ndershme, asgjesimin e shitblerjes së votës, dhe dhënies fund një herë e mirë të manipulimit të vullnetit të qytetarëve.
Basha theksoi se krahas betejës së përditshme kundër keqqeverisjes, krimit dhe drogës, Partia Demokratike do të konsolidojë alternativën e saj qeverisëse me mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me partitë simotra europiane, e në vecanti me CDU” thuhet në njoftimin e PD-së.
Ndërkohë të shtunën do të nisë punimet sesioni i ri parlamentar.
KOHA JONË SONDAZH

