Basha me aleatët për protestën

Nesër është protesta e opozitës. Sonte Basha mblodhi partitë aleate, e cila ka përfunduar  ku janë diskutuar pikat e koordinimit të protestës së ditës së nesërme.

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, para mediave doli kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i cili tha se protesta e nesërme ka qsi qëllim ndalimin e shkeljes së Kushtetutës dhe uzurpimit të institucioneve.

‘Qëllimi jonë është të sensibilizojmë të gjithë shqiptarët, pasi këtu kanë ndodhur të gjitha llojet e zullumeve. Këtu janë kapur të gjitha institucionet me radhë, por deri tek prokurori i përgjithshëm kishim menduar se nuk do të ndodhte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo shoqëria civile shumë e famshme, tepër e majtë, ka 8 muaj që nuk gjen një kandidat. Mjaftonte të kishin sjellë një kandidat këtu të formonim KLP-në dje sot e kishim emëruar prokuroni e ri, do e kishte kaluar edhe vettingun. Do rezistojmë me të gjitha mjetet demokratike. Kjo që po ndodh është shumë e rëndë dhe do të zhvlerësojë reformën në drejtësi. Prandaj jemi nesër atje, që tu kujtojmë shqiptarëve që kjo është tallje me sistemin e drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?