FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha me dy kongresmenë: Në fokus, krimi i organizuar, korrupsioni e droga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati mbrëmë një darkë pune me kongresmenët Devin Nunes, Kryetar i Komisionit për Inteligjencën në Kongresin amerikan, dhe Rick Crawford, anëtar i këtij komisioni.

Në fokus të bisedës ishte situata në Shqipëri dhe rajon dhe bashkëpunimi strategjik me SHBA për t’u përballur me kërcënimet e krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit.

Mësohet se kreu i opozitës i njohu kongresmenët amerikanë me fakte dhe të dhëna për rolin e organizatave kriminale në bashkëpunim me qeverinë për blerjen dhe manipulimin e votës së 25 Qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkëbiseduesit ndanë shqetësimin për shumë prej problemeve të evidentuara në zgjedhje dhe u shprehen në mbështetje të një reforme të thellë zgjedhore dhe zbatimit të reformës në drejtësi. Po ashtu, bëhet e ditur se ata shprehën shqetësimin për rritjen galopante të kultivimit e trafikimit të drogës në Shqipëri. Siç mësohet, Basha i siguroi kongresmenët për qendrimin e palëkundur të PD, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe drogës, në shërbim  të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë dhe mbarë rajonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?