Basha me parlamentarët austriakë: Të bëjnë çmos për hapjen e negociatave

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me dy parlamentarë austriakë, me të cilët është diskutuar për procesin e hapjes së negociatave.

Në një konferencë për mediat, pas takimit me përfaqësuesit Reinhold Lopatka dhe Michael Hammer te Partisë Popullore Austriake, Basha deklaroi se ka kërkuar hapjen e negociatave me qëllim që qeveria të vihet para përgjegjësisë.

“U kam kërkuar miqve që të bëjnë çmos për hapjen e negociatave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të mos e fshehur të vërtetën ne u kemi thënë miqve që ne e dimë që kemi probleme por ne kërkojmë ndihmën austriake evropiane për hapjen e negociatave si mjet presioni kundër qeverisë që Shqipëria të përparojë për një drejtësi të pavarur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dua ta falënderoj për këtë rast Sebastian Kurz për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Shqipërisë pro hapjes së negociatave dhe dy bashkëbiseduesit, përfaqësuesi te lartë nga Austria”, u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha në deklaratën e tij.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1907357529315419/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?