FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha me të rinjtë e IRI: Një brez mendjehapur po rritet edhe në PD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi gjatë ditës së sotme një takim me të rinjtë e akademisë së lidershipit të organizuar nga Instituti Republikan Amerikan (IRI).

Me anë të një psotimi në rrjetin social facebook, Basha shkruan se këta të rinj do të çlirojnë shoqëritë tona nga mentalitete e vjetra qeverisëse dhe do ti japin frymëmarrje demokracisë. Më tej Basha shton se një brez mendjehapur po rritet dhe në PD.

“Një brez të rinjsh me mendje të hapur dhe vlera perëndimore po rritet në Ballkan. Ata do t’i çlirojnë shoqëritë tona nga mentalitetet e qasjet e vjetra, do t’i sjellin integritet dhe vlera demokratike politikës. Një brez i tillë po rritet edhe në Partinë Demokratike. Ata do të kenë mbështetjen time dhe të gjithë drejtuesve të PD-së në rrugën e tyre drejt politikës. Jam i bindur se ata do të na bëjnë shpejt krenarë të gjithëve″, është shprehur Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Bashës:

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot pata kënaqësinë të përshendes akademinë e lidershipit të organizuar nga Instituti Republikan Amerikan (IRI) me të rinj nga Ballkani, e cila po zhvillohet prej katër ditësh në Durrës. Një brez të rinjsh me mendje të hapur dhe vlera perëndimore po rritet në Ballkan. Ata do t’i çlirojnë shoqëritë tona nga mentalitetet e qasjet e vjetra, do t’i sjellin integritet dhe vlera demokratike politikës.

Një brez i tillë po rritet edhe në Partinë Demokratike. Ata do të kenë mbështetjen time dhe të gjithë drejtuesve të PD-së në rrugën e tyre drejt politikës. Jam i bindur se ata do të na bëjnë shpejt krenarë të gjithëve.

Jam i lumtur që IRI do të vazhdojë të mbështesë demokracinë shqiptare dhe Partinë Demokratike në veçanti, duke përcjellë vlerat amerikane të lirisë dhe demokracisë dhe vlerat e djathta të Partisë Republikne amerikane në veçanti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?