Basha: Mekanizmi i vjedhjes së parave për inceneratorët si në skenarët e mafias. E përfshirë janë gjysma e qeverisë

Kreu i PD Lulzim Basha deklaroi për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit se afera e inceneratorëve është vjedhja e shekullit.

Sipas Bashës komisioni hetimor i ngritur për këtë çështje “ka bërë atë që denoncimet e opozitës e mediat nuk arritën dot ta bënin të plotë. Ka zbërthyer mekanizmin si janë vjedhur këto para. Mekanizëm i denjë për skenarët e mafias të përfshirë janë gjysma e kabinetit qeveritar, të gjithë zyrtarët e lartë, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, drejtorët më të lartë të shtetit të përfshirë drejtpërsërdrejti ose përmes dëshmive të tyre sic ishte dëshmia e drejtoreshës së prokurimeve tha që inceneratori i Elbasnait është prokuruar pa prokurim”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?