FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Basha ndodhet në momentin më të vështirë të karrierës së tij politike”

Duke folur në Top Story, Mustafa Nano thotë se ka një empati për listat e kandidatëve për deputetë të nxjerra nga ai, por se nuk sheh ndonjë veçori tek to.

Nano mendon se kryetari i Partisë Demokratike ndodhet në momentin më të vështirë të karrierës së tij politike.

“Sot është shumë e kollajtë të jesh kritik ndaj Bashës. Ai është në një moment shumë të vështirë, ndoshta më të vështirin e jetës së vet politike. Ai me listat nuk është se bëri ndonjë gjë të pabërë dhe të padëgjuar. Është një praktikë e politikës shqiptare dhe kjo e Bashës nuk përbën ndonjë veçori nga listat e partive të tjera”, tha Nano.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, në asnjërën prej partive listat me kandidatët nuk kanë logjikë dhe kjo, thotë Nano, vërehet edhe tek listat e Partisë Demokratike, që sipas tij, bie ndesh me retorikën e përdorur nga Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Lista nuk ka një logjikë me të cilën të jetë e bazuar dhe asnjë prej listave nuk ka një logjikë, por lista e PD është në përplasje me retorikën e Bashës për republikën e re. Atëherë, pse Pollo është në listë dhe Selami jo? Pse Berisha është në listë dhe Topalli jo?”, shtoi ai.

Nano mendon se edhe reagimi i grupit të figurave të lëna jashtë listave, si Topalli, Bregu, Selami dhe të tjerë është më shumë një “merak” personal sesa shqetësim publik/

 “Po shitet si një merak pulik dhe shqetësim publik mungesa e këtyre që nuk janë në këtë listë, kur në fakt është një shqetësim i tyre privat. Të gjithë ata janë çuar sot se përse nuk u zgjodhën deputetë”, vijoi Nano.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?