FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Në 13 maj ta përcjellim me ceremoni Republikën e vjetër

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se 13 maji do të jetë pika kulmore e bashkimit që ka nisur në 18 shkurt.

Nga çadra e protestes, kreu i PD u shpreh se në 13 maj të përcjellim me ceremoni Republikën e vjetër, për ti hapur rrugë asaj të re.

Basha: 13 maji si një pikë kulmore e këtij bashkimi popullor dhe vazhdimi i përditshëm deri në fitoren totale. Fitorja e zgjedhjeve të lira e të ndershme nuk është thjesht dhe vetëm një hap gjigand për lirinë e shqiptarëve, por është vetë hapja e derës drejt republikës së re. Është mbyllja e derës së republikës së vjetër, të padrejtësisë, arrogancës  të krimit dhe drogës. Le ta falimentojmë sëbashku teatrin e shëmtuar të kukullave. Le ti japim fund komplotetit ekonomik dhe politik kundër shqiptarëve. Le ta përcjellim me ceremoni republikën e vjetër. Të gjithë bashkë me 13 maj ta hapim derën e historisë së re të Shqipërisë Europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?