FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha në Durrës: Si u zhdukën 20 milionë euro taksa të qytetarëve durrsakë!?

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka akuzuar Bashkinë e Durrësit për mbylljen e landfillit dhe kalimin e mbetjeve në inceneratorin e Tiranës.

Gjatë një takimi me dhomën e tregtisë në qytetin bregdetar, Basha deklaroi se nga Bashkia e Durrësit janë shpenzuar 20 mln euro për inceneratorin e Tiranës.

Meqë ndërkohë zhvillohet edhe Komisioni për Inceneratorët, ka një informacion, këtu ka ekzistuar një landfill, Landfilli i Durrësit. Është mbyllur dhe është kaluar një vendim që 10 milionë euro të taksave të durrësakëve të shkojnë në të ashtuquajturin Inceneratorin e Tiranës që në fakt është landfili i Tiranës, ju e keni parë që s’ka incenerator.

Swiss Digital Desktop Reklama

20 milionë euro, janë taksa të qytetarëve durrsakë të cilët duhej t’i administronte bashkia e Durrësit për qytetarët durrsakë. Pastaj të ndahemi, s’ka rëndësi. Mund të bëjmë betejë me qytetarët, le të thonë socialistët nëse i qëndrjnë besnk programit të tyre në qoftë se këto 20 milionë euro duhet t’ua mbajnë famijeve të papuna e le të themi ne që këto 20 milionë euro do t’i përdorim për të zhvilluar ekonominë që familjet e papuna të mos ngelen të papuna, por të ketë të paktën një famijar të punësuar,– tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?