FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha në Kuvend: Po bëheni gati për grusht shteti, tërhiquni ose…

Në sallën e kuvendin, kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se maxhoranca në mënyrë tinzare po bëhet gati për grusht shteti. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se kjo është dita, momenti i fundit që mazhoranca të tërhiqet nga votimi antikushtetues dhe ti bindet popullit.

”Kjo është një seancë antikushtetuese. Sot në mënyrë tinëzare, po bëheni gati për një grusht shtetit. Prej shekujsh, Europa, SHBA e kanë të sanksionuar qartë, ndarjen e pushteteve si themel i demokracisë”,-u shpreh Basha.

Fjala e Lulzim Bashës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot është një ndër ditët më dramatike për këtë parlament, më të rënda për demokracinë 27 vjeçare, më të vështira për shqiptarët. Sot në dhunim flagrant të kushtetutës shumica parlamentare po kërkon të marrë një pushtet që nuk i takon, por edhe më keq, që e ka të ndaluar ta prekë, afrohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është një seancë antikushtetuese. Sot në mënyrë tinëzare, po bëheni gati për një grusht shtetit. Prej shekujsh, Europa, SHBA e kanë të sanksionuar qartë, ndarjen e pushteteve si themel i demokracisë.

Kjo është arsyeja se Kushtetuta e Shqipërisë dhe Reforma në Drejtësi, ja ndalojnë shprehimisht një force të vetme politike emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Nenet janë të qarta, e ju jeni paralajmëruar këto javë.

Mos bllokoni, pengimin e hetimit të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit dhe dosjet e korrupsionit për ministrat e tjerë. Por ju jeni të vendosur për të mbrojtur korrupsionin tuaj.

Ky është momenti i fundit, tërhiquni. Binduni popullit ose do të përballeni me pasoja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?