Basha në protestën e banorëve të Astirit: Ky është projekt për Vilën e Surrelit
Kreu i opozitës, Lulzim Basha i është bashkuar sërish protestës së qytetarëve mbrëmjen e sotme tek Unaza e re, nga ku ka denoncuar sërish megavjedhjen që po bën qeveria.
Sipas tij opozita dhe qytetarët do të qëndrojnë deri në fund, pasi ky projekt nuk është për qytetarët por për Edi Ramën. “Ky nuk është projekt për qytetarët e Tiranës, është projekt për Vilën e Surrelit, për të vjedhur 40 milionë euro, ne jemi këtu për ti mbështetur dhe për të denoncuar këtë megavjedhje. Ne jemi 24 orë pranë qytetarëve, dhe u kemi ofruar familjarëve të personave të arrestuar. Kjo protestë duhet të jetë për të gjithë qytetarët, pasi kjo është mega vjedhje. Kjo vjedhje po bëhet drejtpërdrejtë nga Edi Rama. Ai ëhstë ulur kokë më kokë me kompanitë. Për vilën e Burrelit do të lërë vogëlushët pa shtëpi”,- tha Basha.

KOHA JONË SONDAZH

