Basha në protestën e Unazës së Re: Rama do t’a paguajë shtrenjtë dhunën
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte mbrëmjen e sotme në protestën e banorëve të Unaza e Re që kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.
Duke folur për mediat, Lulzim Basha u uroi shërim të shpejtë qytetarëve dhe policëve që u lënduan sot në protestën e zhvilluara para dite, para Kuvendit.
Lulzim Basha tha se përgjegjësia për dhunën është e Edi Ramës, i cili lejoi policinë të dhunojë nënat dhe gratë që kishin dalë në protestë.
“Njeriu që frymëzoi dhunën me gjuhën e tij të konfliktit dhe sharjet rrasiste të qytetarëve është kryeministri i vendit. Rama mban përgjegjësi dhe do ta paguajë shtrenjtë për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve, gra me brinjë të thyera. Ai do të paguajë edhe për gishtat e polices së plagosur në detyrë”,- tha Basha.
Kreu i PD shtoi se incidentet e sotme u përdorën nga Edi Rama për të larguar vëmendjen nga vjedhja e 40 milionë eurove. “Ky njeri i papërgjegjshëm, por përdor sot për vjedhjen e 40 milionë eurove, të cilët paguhen nga qytetarët. Po keqpërdor policinë për të mbrojtur vjedhjen dhe së dyti po përdor propagandën për të vendosur policinë dhe qytetarët përballë. Njeriu që po shkel ligji9n është Edi Rama. Opozita ka qenë aty ka qenë pranë qytetarëve, unë kam qenë pranë tyre dhe do të vijoj të jem pranë tyre. Vija e kuqe u shkel kur u vuri kryqe boje shtëpive të qytetarëve. Do ta paguajë shtrenjtë edhe atë që ju ka ndodhur qytetarëve edhe atë që ju ka ndodhur policëve. Ai çoi policë të patrajtuar për të mbrojtur vjedhjen, ajo kapi kapsollën me dorë”, deklaroi Basha.
VIDEO/Protesta te Unaza e Re


Deklarata e kryetarit të PD, Lulzim Basha, gjatë mbështetjes për protestuesit tek unaza e re.
Pyetje: Zoti Basha protesta degjeneroi në dhunë…
Basha: Njeriu që frymëzoi dhunën me shprehje raciste ndaj qytetarëve është kryeministri i vendit. Edi Rama mban përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj banorëve që po protestonin para Kuvendit. Ai mban përgjegjësi dhe do ta paguajë shtrenjtë dhunën, që ka shkaktuar disa viktima mes banorëve, gra me brinjë të thyera, zonja me shtyllën kurrizore të shembur. Ai do të paguajë edhe për gishtat e polices së plagosur në detyrë.
Ky njeri i papërgjegjshëm, për të mbuluar vjedhjen prej 40 milionë eurosh, po përdor sot dy faktorë:
Policinë, që paguhet nga taksat e shqiptarëve për të zbatuar ligjin dhe ligji është me këta qytetarë, është me shtëpitë e tyre, Kushtetuta dhe ligji është me ta. Pra, po keqpërdor policinë për të mbrojtur vjedhjen prej 40 milionë eurosh në këtë megaaferë korrupsioni.
Po përdor propagandën për të vendosur policinë dhe popullin përballë, policinë dhe qytetarët përballë kur në fakt, si qytetarët, ashtu dhe policia janë në anën e ligjit dhe i vetmi në anën tjetër, të antiligjit, të shkeljes së ligjit, është Edi Rama, i cili po grabit 40 milionë euro të shqiptarëve për këtë projekt korruptiv.
Pyetje: Zoti Basha, Rama tha se sot është shkelur vija e kuqe nga ana e qytetarëve.
Basha: Vija e kuqe e kujt? Po ai nuk njeh vija të kuqe. Ai njeh vetëm vija të bardha, nga ato që merr me hundë. Vija e kuqe është shkelur, kur i ka vënë kryqe boje shtëpive të këtyre njerëzve në kundërshtim me ligjin për të përligjur vjedhjen 40 milionë euro. Kjo është e vërteta, të gjitha të tjerat janë propagandë. Dhe do ta paguajë shtrenjtë edhe për dhunimin e qytetarëve, edhe për atë që i ka ndodhur policëve dhe vajzës së policisë, së cilës natyrisht i shpreh urimet e mia për një shërim sa më të shpejtë, të jenë në anë të ligjit. I çoi aty të pa trajnuar, kapi kapsollën me dorë. I çoj të patrajnuar për të mbrojtur vjedhjen. Këtu ka vetëm një njeri që ka shkelur ligjin, vetëm një njeri që është i përfshirë në krim dhe ky është Edi Rama.
Pyetje: Tashmë kjo nuk është më një protestë paqësore. Do ta mbështesni këtë protestë të dhunshme?
Basha: Po qytetarët kush i goditi? Kush e nisi dhunën, unë apo ti? Kush e goditi 60 vjeçaren? T’i japim fund propagandës. Dhunën e filloi Edi Rama në Kuvend. E dëgjove me çfarë emrash iu drejtua banorëve? E dëgjove si i trajtoi?
Pyetje: Ai tha se do të dëmshpërblehen ata që kanë pronën e legalizuar. Të tjerët duhet të largohen.
Basha: Ai është një kryehajdut dhe një kryemashtrues që përdor sharjet më raciste ndaj popullit të tij dhe këtë do ta paguajë rëndë!
Pyetje: Si e vlerësoni ju reagimin e Ramës dhe të policisë ndaj qytetarëve?
Basha: Policia duhet të jetë në anën e ligjit dhe jo të mbrojë këtë vjedhje të shëmtuar, këtë krim që kryhet për të mbushur xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij.
Pyetje: A nuk ka një mënyrë për ta zgjidhur këtë çështje?
Basha: Unë kam qenë pranë tyre që në momentin e parë, u kam thënë se janë në të drejtën e tyre, ndërkohë që këta u kanë ardhur dhe u kanë vënë kryqet në shtëpi për t;ua prishur. Ligji e thotë qartë: banesa është e shenjtë. Premtimi i tij politik ka qene se asnjë nuk duhet të prishet, “Enver Hoxha po të çohet nga varri, nuk prishen.” Apo e keni harruar? Sot pse po e bën këtë? Për të mbushur xhepat e tij. 40 milionë euro aferë klorruptive. Ja ku e keni, nuk ndalet më as para shtëpive, as para fëmijëve.
Pyetje: A ka opozita një plan për të ndihmuar këta qytetarë?
Basha: Këtë që po bëjmë sot dhe që kemi bërë këto ditë e do të vazhdojmë ta bëjmë, duke qenë pranë tyre, duke u thënë gjithë shqiptarëve që këta njerëz nuk po mbrojnë thjesht shtëpitë e tyre, po mbrojnë ligjit. Se kjo që po ndodh sot këtu, nesër mund t’u ndodhë atyre. Prandaj u bëj thirrje të bashkohemi të gjithë këtu në mbrojtje të kushtetutës, në mbrojtje të ligjit, të një dëmshpërblimi të drejtë për këta banorë dhe hetim të kësaj afere korruptive, për hir të së cilës janë dhunuar qytetarë dhe janë plagosur rëndë edhe policë. Ata nuk kanë pse plagosen për të mbrojtur antiligjin, krimin, por duhet të jenë bashkë me qytetarët në mbrojtje të ligjit.
KOHA JONË SONDAZH

