Basha në radhë për të votuar
Në procesin e votimit për kreun e PD-së ditën e sotme ka votuar edhe kryetari i ngrirë Basha, i cili kërkon një mandat të dytë. Basha ka votuar rreth një orë pas rivalit të tij, Eduard Selami.
Ndërkohë në radhë ka pasur demokratë që prisnin të votonin me të cilët Basha është takuar e përshendetur. Më pas ka pritur në radhë për procedurat e votimit, duke firmosur te komisioni i posacëm. Pasi ka votuar, Basha ka dhënë një deklaratë për mediat, jashtë qendres së votimit, jashte selisë së PD-së.
Nga ana tjetër Selami ka bërë sot një postim në nisje të votimit, ndërsa Basha nuk ka ende një reagim për këtë garë, që siç njofton komisioni i operacioneve elektorale ka nisur në mënyrë të rregullt në të 73 komisionet e 68 degëve të Partisë Demokratike.
Pjesë e procesit të votimit, pritet të mos jetë grupi i kritikëve të Bashës. Ata e kanë mbajtur dje qëndrimin e tyre, kur deklaruan se nuk do të jenë pjesë e këtij procesi që e konsiderojnë një farsë.

KOHA JONË SONDAZH

