Basha në Shkodër: Të zbardhen vrasjet ose shteti ka dorë
Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloit sot një takim me mbështetësit e selisë blu në Malësinë e Madhe.
Në takim, Basha tha se “mungesa e drejtësisë i ka çuar shqiptarët drejt dëshpërimit“. Sipas tij, “kjo qeveri ka ngritur trarë të padukshëm dhe po zhvat bizneset duke i detyruar të mbyllin aktivitetin e tyre”
Lulzim Basha ka kërkur zbardhjen e vrasjeve në Shkodër, ku e fundit ishte ekzekutimi i dy vëllezërve në Shkodër, Astrit dhe Brahim Bilali.
“Bandat po hanë kokat e njëri-tjetrit kjo është përgjigjja që jep policia, po policia për çfarë paguhet. Edhe vrasjet duhet të zbardhen sepse aty ka edhe njerëz të përfshirë në mënyrë të pafajshme. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu, ose përndryshe ka gisht shteti, nuk ka rrugë tjetër. Drejtësi nuk ka, mundësi nuk ka dhe kjo i ka sjellë njerëzit në dëshpërim”, tha Basha.
Kreu demokrat pohoi se vendi është kapur nga 5 oligarkë me në krye kryeministrin, Edi Rama dhe kjo është burimi i largimit të shqiptarëve dhe mungesa e perspektivës. “Drejtësi nuk ka dhe kjo i ka sjellë njerëzve dëshpërimin. Tatimorët sillen si harbutë dhe vijnë për të zhvatur bizneset. Njerëzit duhet të punojnë me ndershmëri dhe me një garë. Duhet një ndryshëm i madh që të përfaqësojmë të gjithë këtë ndryshim. Pesë vetë e kanë kapur këtë vend. Ky sistem duhet shembur. Rama është i ikur edhe ai e di. Ne nuk luftojmë për pushtet”.
KOHA JONË SONDAZH

