FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha në “shtëpinë blu”: E keni vrarë frikën. Krah tij Berisha, Mediu e Ndocaj (VIDEO)

Pas përfundimit të tubimit paqësor që PD organizoi në bulevardin Dëshmorët e Kombit, kreu i demokrartëve mbërriti në selinë blu. I shoqëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i PR-së Fatmir Mediu si dhe nga ish-aleati i Ramës Eduart Ndocaj, Basha foli sërish para simpatizantëve.

Sot tha ai shpallëm të vetmen rrugë drejt republikës së re, zgjedhje të lira e të ndershme, duke u shprehur se qëndresa e parë politike parlamentare e opozitës nis nga selia blu.

“Kjo është shtëpia e demokratëve, nga kjo shtëpi kemi bërë qëndresën tonë politike parlamentare. Nga kjo shtëpi nisëm lëvizjen më të madhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme, e cila u shndërrua në bashkimin më të madh të shqiptarëve. Tani e gjithë Shqipëria është shtëpia jonë e lirisë dhe Republika e re e vetmja e vërtetë që ne e njohim ligjërisht. Zgjedhje të lira dhe të ndershme do të ketë vetëm me një qeveri teknike. Opozita e shpalli dhe e thirri, por ju e kthyet në një marshim të madh. E juaja ishte sakrifica dhe e juaja do të jetë sakrifica! Zoti ju bekoftë ju! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1506385039412672/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?