Basha nga çadra: E djeshmja, dita e masivitetit më të madh që ka njohur Shqipëria

Kreu i PD-së Lulzim Basha iu është drejtuar me një mesazh të githë pjesëmarrësve në protestën e djeshme nga çadra e ngritur para kryeministrisë prej 18 shkurtit.

“Sheshi i mbushur si asnjëherë. Falënderoj qëndrestarët e 18 shkurtit dhe çadrës së lirisë, kantierit më të mrekullueshëm politik. E djeshmja ishte dita e masivitetit më të madh që ka njohur Shqipëria në një protestë referendare, por e djeshmja ishte dita e cilësisë më të lartë politike, është merita e shpirtit dhe zemrës suaj, e çadrës së lirisë. Nuk shpiket dot, nuk ka akademi politike ti trajnojë pjesëmarrësit, folësit. nuk ka akademi politike as universitet që ta bëjë këtë ashtu siç e bëtë ju, çadra e lirisë. Mirënjohje të thellë këtij monumenti të lirisë, kësaj shkolle të lirive dhe të drejtave civile që tejkaloi përmes qëndresës suaj edhe mësimet më të shquara të demokracisë dhe lirisë europiane. Sot ju jeni mishërimi i vlerave të përbashkëta europinae. Ju jeni mishërimi dhe prova e gjallë e identitetit evropian të shqiptarëve. Jeni përfaqësuesit e denjë të Shqipërisë evropiane, të vendosur përballë, të pathyeshëm ndaj së djeshmes që po largohet, ndaj republikës së vjetër të krimit e drogës, me vlerat tuaja, me qëndresën tuaj. Në këtë qëndresë, këtu lindi dhe u bë realitet edhe ideja e Republikës së Re, ku vendimmarrja do jetë në duart e qytetarëve, ku çdo zyrtar i shtetit do zgjidhet vetëm me votën e lirë dhe do të japë llogari para qytetarëve shqiptarë, me një mekanizëm të ri, të një kushtetute të re që do të mundësojë kontrollin nga qytetarët të qeverisjes. Thelbi i lëvizjes sonë politike ka qenë dhe mbetet të zëvendësojmë një kupolë politike të korruptuar që kontrollohet nga krimi e oligarkët me një qeveri që kontrollohet nga ju qytetarët shqiptarë. Ishte mesazhi i qartë i një lëvizje madhështore”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?