FIFA World Cup 2026™ 11 Korrik - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha nga Elbasani: PD e vendosur të përballet me kundërshtarët politikë

Pas rizgjedhjes në krye të PD-së, Lulzim Basha ka nisur takimet në terren dhe pasditen e sotme është ndalur në Elbasan.

Përmes një postimi në Facebook, Basha ka ndarë një mesazh politik.

Mesazhi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuvendi Kombëtar i 2 Shtatorit çel siparin e ndryshimeve të rëndësishme për Partinë Demokratike. Ku demokratët do të përcaktojnë me votën e tyre aksionin politik dhe ndryshimet e nevojshme për të qenë një parti bashkëkohore, me një kulturë të re politike, pranë qytetarëve, me vizion e program të qartë për problemet konkrete që prekin familjet shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Strukturat drejtuese të Qarkut të Elbasanit janë të vendosura për të çuar përpara riorganizimin dhe modernizimin e degëve të Partisë Demokratike, për t’i prirë përballjes me kundërshtarin politikë, për t’iu kundërvënë korrupsionit të pushtetit me vlera dhe alternativën më të mirë.

Korrupsioni që ka kapur shtetin, siç dëshmon Afera e Inceneratorëve, i bën jetike për vendin propozimet tona për pastrimin e politikës përmes vetting-ut, që abuzuesit me pronat, taksat dhe besimin e shqiptarëve të mos gjejnë më vend në politikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?