FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha nga Tepelena: Edi hapi veshët, ke harruar njerëzit e thjeshtë, ekonomia është katastrofë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndaluar pasditen e sotme në Tepelenë për fushatën e radhës elektorale. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se ekonomia shqiptare është në krizë dhe qytetarët janë të varfër.

Ai ju drejtua edhe Kryeministrit Edi Rama duke i thënë se nuk e tregojnë palmat dhe sheshet me pllaka ekonominë e një vendi, por është gjendja e qytetarëve.

“Ekonomia është katastrofë. Hapi veshët Edi. Ti nuk e kupton, i ke harruar njerëzit e thjeshtë. Ti ke harruar shqiptarët, ke harruar tepelenasit. Të majtë e të djathtë e duan Tepelenën. Tepelena, Kurveleshi nuk janë malet dhe luginat. Janë njerëzit. Shqipëria nuk mund të jetë një shtet serioz kur ka ekonomi të dobët. Bëj sa të duash sheshe me pllaka, nëse shqiptarët vuajnë ky mbetet një vend i varfër dhe një shtet i përgjunjur. Ne sot jemi para një zgjedhje; të vazhdojmë të mbyllim sytë sic i mbyll Edi Rama kur thotë ekonomia po rritet po populli nuk e kupton”, tha Lulzim Basha ndër të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?