Basha: Nis vala e protestave pa ndalim
Partitë e opozitës kanë vendosur nisjen e një vale protestash në gjithë vendin kundër qeverisë, pas vendimit për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm vetëm me votat e PS.
Në përfundim të mbledhjes, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se opozita në mënyrë unanime vendosi që të vijoi protesta.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1725615497489624/
Basha nuk foli për djegie mandatesh, por tha se protesta e madhe do jetë në javën e parë të janarit.
“Pavarësisht llomotitjeve të Edi Ramës, faktet janë të thjeshta dhe të qarta. Pas tre vitesh përpjekje kombëtare dhe ndërkombëtare, sot është emëruar një kryeprokuror pa veting, vetëm me votat e një partie, të partisë, zyrtarët kryesorë të së cilës janë përpara drejtësisë.
Edi Rama ka realizuar sot një puç kushtetues dhe këtë nuk e fsheh dot. Ai ka bërë këtë puç kushtetues me një qëllim: për të mbyllur dosjet e krimit dhe të korrupsionit. Që të mbyllë dosjen e Saimir Tahirit, që t’i mbyllë atij gojën.
Edi Rama nuk mund të fshihet pas gishtit. Opozita tregoi se nuk do të lejojë një parlamentarizëm fasadë.
Parlamenti i dalë nga vota e vjedhur e 25 qershorit, deligjitimoi veten.
Vendimi unanim i opozitës është nisja e një vale protestash popullore për të ndalur çmendurinë e një njeriu që rrezikon stabilitetin dhe integrimin e vendit.
Vendimi unanim është nisja e përgatitjeve për një protestë të madhe në ditët e para të janarit,” tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

