FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Nuk do ketë fraksione në PD!

Lulzim Basha doli mbrëmjen e djeshme, vonë, në një prononcim për mediat pas mbledhjes së kryesisë që zgjati mbi 4 orë dhe u shoqërua me debate, ku shquhet përplasja mes Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit.

Duke i dhënë përgjigje gazetarëve për fraksionet në PD dhe zërat kundër, Basha u shpreh prerë:

“Sa kohë të jem unë kryetar i Partisë Demokratike, nuk do të ketë fraksione në Partinë Demokratike. Por do të ketë hapësirë për këdo demokrat që të kontribuojë për qëllimin e përbashkët që është një qëllim kombëtar, jo thjeshtë qëllim politik i Partisë Demokratike. Një qëllim kombëtar për të çliruar vendin nga zgjedha e krimit, nga bandat që qeverisin sot si aleate të denja të Edi Ramës që i përdori ata për për të marrë pushtetin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu ai foli edhe për vendimin e marrë në Kryesisë e Partisë Demokratike për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate duke përfshirë të gjithë simpatizantët e Partisë Demokratike. Qëllim, tha Basha, është reformimi i PD dhe bashkimi në përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur se si do të bëhet bashkimi i PD, ai tha se “bashkimi bëhet rreth atyre që demokratët nuk i kanë tradhtuar asnjëherë dhe që nuk i tradhtuan as me 25 Qershor; rreth vlerave, si shqiptarë, si patriote, si europiane dhe rreth qëllimit të përbashkët që është që ti shërbejmë qytetarëve dhe popullit shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?