Basha: Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira. Fitorja është afër
Kreu i PD, Lulzim Basha ka fajësuar Kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij për faktin që në 3 vitet e fundit Shqipërisë vazhdon ti refuzohet hapja e negociatave me BE.
Gjarë takimit me qytetarët e Fierit Basha theksoi se çdo shtet anëtar ka raportet për situatën në Shqipërinë, për krimin dhe korrupsionin, për lidhjet e krimit të organizuar me qeverinë. Sot Rama duhet ti kërkonte falje shqiptarëve për gënjeshtrën e një viti më parë.
“Gjendjen në Shqipëri e dinë të gjithë qytetarët, të djathtë e të majtë, e dinë edhe në Bruksel. Edhe ata që bëjnë sikur nuk i dinë. I di edhe Edi Rama. Partnerët tanë ndërkombëtarë ja kanë bërë të qartë atij, sic kanë informuar edhe kryetarin e opozitës, se në gjendjen aktuale, Këshilli Evropian I qershorit do të votojë për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë. Dhe ky është një lajm ndëshkimi për çdo shqiptar, ndëshkim I pamerituar që ka një fajtor, një emër, Edi ramën dhe qeverinë e tij antievropiane.
Edi Rama e ka frikë hapjen e negociatave sepse e di fare mirë se cka ndodhur në ato vende ku janë hapur negociatat. Se të parët që kanë shkuar para drejtësisë kanë qenë pushtetarët që kanë abuzuar me pushtetin“,- tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

