FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha paralajmëron goditje të mafies si në Itali: Era e ndryshimit po vjen

Në Itali, ministri i Brendshëm Mateo Salvini ka nisur një fushatë të ashpër kundër mafies dhe krimit. Këto dy ditë ai ka shkuar në disa prona që u janë sekuestruar mafiozëve të famshëm në Itali dhe ka deklaruar se këto pasuri do të përdoren për qendra pritje për njerëzit në nevojë.

Reformat që ka nisur Salvini në Itali kundër medias kanë frymëzuar dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Në një koment në Twitter në profilin e Salvinit, Basha thotë se era e ndryshimit po vjen dhe në Shqipëri.

Mirësevjen Era e Ndryshimit @matteosalvinimi, së shpejti edhe në anën tjetër të Adriatikut.  Mafia shqiptare dhe narkoshteti i Ramës duhet të ndjejnë presionin e Italisë, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve të fshehta dhe mbulimit të të vërtetave të deridjeshme…”, shkruan Basha në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?