Basha paralajmëron Edi Ramën: Në protestën tjetër, më 8 qershor, fjalën e ka vetëm populli!
Pas incidenteve para Parlamentit mes policisë dhe protestuesve, kreu i PD-së, Lulzim Basha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos konfrontohen me forcat e rendit. Në një fjalim të ashpër para selisë së PD-së duke njoftuar mbylljen e protestës, Basha ka paralajmëruar se beteja e opozitës do të vijojë.
Kreu u PD-së u shpreh se protesta e radhës e opozitës do të jetë edhe më fortë edhe më ashpër. “Është hera e fundit që drejtohem me fjalë dhe argumente, koha e fjalëve po mbaron, në protestën e radhës fjalën do ta ketë vetëm sovrani. E gjithë bota e di që ky është një pushtet i marrë nga dhuna e krimit. Ne nuk pranojmë pushtet të marrë me dhunë, harrojeni se do ta mbani pushtetin e dhunë, kthejani sovranit atë që i keni marrë, hapini rrugë zgjedhjeve të lira si e vetmja zgjidhje”, – tha Basha, duke nënkuptuar se marshimi i radhës do të jetë një përplasje frontale mes qytetarëve dhe forcave të rendit.
Deklarata e Lulzim Bashës paralajmëron zhvillime dhe përplasje të fortë.
Pas mbylljes së protestës dhe fjalimit të ashpër të Lulzim Bashës, Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me kolegjin e Kryetarëve, Kryesinë, kryetareve të bashkive dhe grupit parlamentar. Në përfundim të kësaj mbledhje u caktua edhe data e protestës së ardhshme. E shtuna e 8 qershorit, është data e caktuar për protestën e tetë kombëtare të opozitës së bashkuar.
KOHA JONË SONDAZH

