Basha pas takimeve në Berat: Këto zgjedhje nuk janë për Ramën apo mua, por për shqiptarët!

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar takimet e sotme në Berat teksa thotë për qytetarët se me entuziazëm po presin ndryshimin që po vjen. Basha thotë se këto zgjedhje nuk janë as për të e sa për Ramën, por për shqiptarët. Sipas tij beratasit janë të bindur se koha e Ramës ka kaluar, dhe se ndryshimi do të vendoset me votë më 25 prill.

Statusi i plotë

Sot në Berat ku takova dhe bisedova me qindra qytetarë, sipërmarrës, të rinj e të reja, gra e burra entuziastë për ndryshimin që po vjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Beratasit janë të bindur tashmë se koha e Ramës ka kaluar. Në 8 vite ai vetëm e rrënoi Shqipërinë. Berati si e gjithë Shqipëria pret me padurim ndryshimin e madh. Ndryshim që do të vendoset më 25 prill me votën e shqiptarëve. Këto zgjedhje nuk janë për Ramën apo për mua.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto zgjedhje janë për shqiptarët!

Më 25 prill, Rama humb dhe Shqipëria fiton! #SHQIPERIAFITON

Sot në Berat ku takova dhe bisedova me qindra qytetarë, sipërmarrës, të rinj e të reja, gra e burra entuziastë për…

Posted by Lulzim Basha on Saturday, 20 Mars 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?