Basha pas takimit me diplomatin e SHBA: Zgjedhje të lira, ose zgjedhje të tjera nuk do ketë
PD nuk ka reaguar zyrtarisht pas takimit me diplomatin amerikan,Hoyt Brian Yee, por një ore më parë, pas përfundimit të takimit, Basha shkruan se opozita nuk do të lejojë kurrë një regjim monist në Shqipëri dhe se nuk do të pranojë zgjedhje të vendosura nga droga dhe krimi. Ai thekson se ose do të ketë zgjedhje të lira, ose zgjedhje të tjera në Shqipëri nuk do të zhvillohen.
Reagimi i Lulzim Bashës:
Sot të ditën e dytë të Republikës së Re, që shpallëm njëzëri më 13 maj, çadra e lirisë ishte plot me të rinj e të reja, profesionistë, intelektualë, artistë. Si në ditën e parë të qëndresës sine ata kërkojnë që pushteti t’i bindet vullnetit të popullit. Interesi i tyre, axhenda e tyre është axhenda e lirisë, demokracisë dhe vlerave europiane.
Ndërsa për Edi Ramën pushteti ka vetëm një qëllim, vetëm një axhendë, atë të pasurimit dhe të kontrollit të plotë të vendit nga ai dhe banda e korruptuar kriminale në qeverisje. Për Edi Ramën njerëzit janë thjesht numra, gurë shahu në lojën e tij për pushtet. Prandaj, ai po projekton një pushtet monist, që të sundojë i vetëm, i pashqetësuar nga populli dhe nga opozita.
Bashkimi ynë është e vetmja pengesë ndaj këtij plani ogurzi. Ne nuk do lejojmë kurrë një regjim monist në Shqipëri. Ne nuk do lejojmë kurrë zgjedhje të vendosura nga droga dhe krimi. Ose zgjedhje të lira dhe të ndershme, ose zgjedhje të tjera në Shqipëri nuk do të ketë.
KOHA JONË SONDAZH

