“Basha, përpjekje për të modifikuar Vetingun”
Palët kryesore PS dhe PD po i mbajnë tepër sekret detajet e negociatave për marrëveshjen që i jep fund krizës politike. Mediat raportojnë qëndrime të ndryshme të palëve. “Zëri i Amerikës” raportoi se PS dhe PD kanë lëvizur nga kushtet e mëparshme dhe problemi kryesor mbetet data e zgjedhjeve. “Top Channel”, në edicionin qendror të lajme, raportoi se nuk ka negociata mes palëve, por vetëm ndërmjetësim të ambasadorit Lu, i cili është në pritje të përgjigjes së Bashës.
Ndërsa gazeta “Tema” shkruan se PD po kërkon që të modifikohen ligjet e Vettingut.
“Negociatat mes PD dhe PS po zhvillohen në distancë përmes ambasadorit Lu. Rama është dakord në parim me paketën McAllister me kusht që të votohet në Kuvend Komisionet e Vetingut nga opozita. Basha ndërkohë është kundër, pasi kërkon të modifikohet ligji i Vetingut duke kërkuar të reflektohet “vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, duke vendosur rradhe per dosjet, dhe nje afat qe Vetingu te mos jete i perjetshem. Po ashtu kekrojne qe kandidatet te kalojne nga Komisioni parlamentar i Vetingut. E gjitha është një përpjekje për të justifikuar mos dakordësinë për paketën McAllister”, raporton gazeta “Tema”.
KOHA JONË SONDAZH

