FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha publikon raportin e UNDP: Në rastin e Shqipërisë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar raportin e nxjerrë nga UNDP për Indeksin e Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë. Sipas tij ky raport për  Shqipërinë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes

Reagimi i Bashës:

Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index ) në rastin e Shqipërisë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grafiku shumëvjeçar i këtij raporti të përvitshëm të nxjerrë prej Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) demonstron qartë se gjatë viteve të qeverisjes së dështuar të Ramës, Shqipëria është në amulli apo “në vend-numëro”. Mjaft më. Është koha për ndryshim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?