FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha publikon video-mesazhin për protestën e sotme: Asnjë hap pas!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, para pak minutash, ka bërë një thirrje të fuqishme përmes rrjeteve sociale, për shqiptarët kudo që ndodhen, që në orën 19:00 të mblidhen në bashkimin popullor dhe qytetar në Tiranë. Në mesazhin e shoqëruar me videon e mëposhtme, Basha shprehet:

“Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria për ta çuar këtë betejë drejt fitores së sigurtë, është investimi më krenar për fëmijët, për të ardhmen e tyre dhe të cdo shqiptari.

Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini sonte në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë. Asnjë hap pas!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?