Basha: Pushteti i Edi Ramës ka rënë. Asnjë hap pas për çlirimin e Shqipërisë nga e keqja!

Kryetari i PD, Lulzim Basha publikoi një video për të dhënë mesazhin se Edi Rama nuk ka me shanse të vazhdojë të drejtojë Shqipërinë bashkë me krimin.

Në videon e publikuar, kreu i opozitës rendit faktet, që do të duhet ta kishin detyruar një kryeministër normal të jepte dorëheqjen e të largohej pa kosto për vendin.

“Ne rastin e Edi Ramës, këto fakte lidhen me marrjen e pushtetit me blerjen e votave nëpërmjet krimit dhe parave të korrupsionit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha përmend rreth 20 raste, kur Rama duhet të ishte larguar, duke nisur nga pakti me krimin tek keqqevrrisja, dhunimi i qytetarëve dhe korrupsioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pushteti i Edi Ramës ka rënë. Ai duhet të ishte larguar:
Kur i dha pushtet kriminelëve!
Kur Elvis Roshi doli trafikant e përdhunues!
Kur Saimir Tahiri doli trafikant dhe blerës votash!
Kur Shqipëria u kthye në hambar droge!
Kur u zbuluan koncesionet e hajdutërisë!
Kur Fatmir Xhafaj mbrojti drogën me shtet!
Kur fshehu 30 milionë euro në Amerikë!
Kur ekonomia u kap nga paratë e krimit!
Kur vodhi votat me dakon dhe Gjiknurin!
Kur shkatërroi pa ligj shtëpitë e njerëzve!
Kur helmoi fëmijët me gaz lotsjellës!
Kur bllokoi rrugën drejt Europës!
Kur grabiti me oligarkët çdo pasuri publike!
Kur tradhtoi integritetin e Kosovës!
Kur zhyti 300 mijë shqiptarë në skamje!
Kur mbylli gjykatat!
Kur ja dorëzoi shtetin banditëve!

Për çlirimin e Shqipërisë nga e keqja!
Asnjë hap pas!”

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/417557108975148/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?