Basha: “Rama 1”, qeveria e dështimit, marrëveshja e majit ka vdekur

Lulzim Basha sot në kuvend po mban fjalën e parë si kryetar i PD-së, ku ka bërë bilancin sipas tij të dështuar të qeverisë “Rama 1”. Në seancën e sotme, opozita pritet të analizojë programin qeverisës “Rama 2”, të prezantuar një ditë më parë nga vetë kreu i qeverisë. Basha u shpreh se: “Para 4 viteve, Edi Rama erdhi këtu si kryeministër dhe premtoi 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, ulje taksash, hapje të negociatave për anëtarësim, etj. Dje, fiks pas 4 vitesh rikthehet në të njëjtin vend pa mbajtur asnjë premtim me shpresën se koha amniston dhe se do t’ia hedhë”, ka deklaruar Basha.

Duke iu drejtuar kryeministrit, Basha ka theksuar se, këto ishin vitet e ferrit për shqiptarët dhe se nëse zgjedhjet do të kishin qenë të lira ai nuk do të ulej në postin e kreut të ekzekutivit. ““Rama 1: është qeveria e parë që nuk ka sjellë asnjë arritje në rrugën e integrimit. BE pranoi dhënien e statusit të kandidatit për punën e bërë nga qeveria e kaluar. Asnjë hap tjetër, madje janë bërë hapa prapa, pasi disa qeveri europiane kanë kërkuar rivendosjen e vizave”, ka thënë Basha.

Gjithashtu, ka vijuar ai, qeveria “Rama 1” nuk solli asnjë investim të huaj në këto 4 vjet, por u bë qeveria që ka marrë borxhin më të madh publik, 2.5 miliardë dollarë borxh. “Qeveria krijoi borxhe të tjera, ka 300 milionë euro borxhe ndaj biznesit. Kjo qeveri nuk ka bërë asnjë investim në infrastrukturën e transportit. 600 milionë euro shkuan për fasada zyrash, mobilime dhe shpenzime luksi”, ka pohuar Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kapja e qeverisë nga krimi i organizuar ka qenë një tjetër pikë e prekur prej tij. “Kjo qeveri është e kapur nga krimi i organizuar. Qeveritë e huaja i dhanë ultimatum “Rama 1-shit” që të shkarkonte ministrin e Brendshëm, si person i lidhur direkt me qarqet e krimit. DASH e futi Shqipërinë në listën e zezë të vendeve kryesore për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave”, ka thënë Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai e ka kritikuar kryeministrin se ka drejtuar qeverinë që solli eksodin më të madh të shqiptarëve, duke i barazuar me Sirinë. Ndërsa sa i takon marrëdhënieve fqinjësore, ai ka theksuar se, “takimet me batuta Rama-Vuçiç nuk kanë sjellë asnjë efekt, as zhbllokimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën”.

Më tej Basha ka përmendur edhe refuzimin e vizës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara për kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi; si dhe caktimin e Fatmir Xhafajt ministër të Brendshëm, kur vëllai i tij kërkohet nga drejtësia italiane për trafik droge. “Nuk ka siguri për fëmijët tanë me Rucin dhe Xhafajn. Për shkak të drogës ke penguar integrimin europian të vendit”, ka shtuar Basha duke iu drejtuar Ramës.

Basha u shpreh edhe se marrëveshja e 18 majit është e vdekur dhe nuk qëndron më. “Thelbi i marrëveshjes së 18 majit ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ndaj dhe zgjedhjet e 25 qershorit shënuan edhe vdekjen e kësaj marrëveshjeje”, u shpreh Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?