Basha: Rama destabilizoi Shqipërinë, krenohet kur pi kafe me Tërmet Peçin

Kreu i PD, Lulzim Basha tha nga çadra e protestës se gjatë këtyre katër viteve Rama ka destabilizuar vendin, duke numëruar disa prej fakteve, sipas tij që nga mbushja e Shqipërisë me drogë deri tek kriminalizimi i pushtetit.

Ai ripërsëriti akuzohet ndaj kreut të ekzekutivit se qëllimi i tij është që të diktojë zgjidhjet me paratë e krimit dhe drogës.

Kreu i PD-së tha se Rama krenohet kur pi kafe me Tërmet Peçin e Vangjush Dakon, ndërsa ai vetë ka krenari kur pi kafe me Artan Fugën dhe shokët e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha: Rama ka disa ditë që flet për destabilim, në fakt Rama e destabilizoi Shqipërinë me themele në këto 4 vite.

Swiss Digital Mobile Reklama

Faktorët kryesore të destabilizmit janë krimi në institucione, me deputetë kriminelë, kryetar bashkie kriminelë, me drejtorë kriminelë.

Unë krenohem kur pi kafe me Artan Fugën, kurse ky krenohet kur pi kafe me Tërmet Peçin.

PJESË NGA FJALIMI I BASHËS

Votim monist do të thotë të mos zgjedhësh dot, të mos kesh mundësi të zgjedhësh. Ky është plani kriminal i Edi Ramës, t’ju mohojë shqiptarëve të zgjedhin. Fillimisht këtë e kishte ndërmend me opozitën në letër por me krimin dhe drogën në qafën e qytetarëve. Ju ja dogjët këtë plan më 18 shkurt. Tani do të shkojë në zgjedhje me koalicionin e sharlatanëve, hajdutëve që qeverisin Shqipërinë në këto 4 vite. Edi Rama ka disa ditë që flet për destabilizimin e Shqipërisë. Edi Rama e destabilizoi Shqipërinë në themele në këto 4 vite.

Kush i solli kriminelët në Kuvendin e Shqipërisë, në krye të bashkisë, në Policinë e Shtetit, në krye të institucioneve, kush i solli Eskobarët, kush e mbolli Shqipërinë me drogë nga jugu në veri. Edi Rama me ushtrinë e tij të krimit, me batalionin e tij të krimit me të cilin sundoi Shqipërinë. I solli kriminelët, mbushi Shqipërinë me drogë, prishi çdo palë zgjedhje që pati në dorë, që nga Korça.

Unë kam krenari kur pi një kafe me Artan Fugën dhe shokët e tij. Ky krenohet kur pi kafe me Tërmet Peçin me Klement Ndonin dhe me Gjushin. Kur OSBE-ODIHR që me këto zgjedhje ke shkatërruar besimin e shqiptarëve në procesin elektoral, çfarë bëri, e mbushi Shqipërinë me drogë dhe futi duart edhe në zgjedhjet në Kolonjë. Edi Rama ka tmerr nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Projekti i tij politik ishte dhe mbetet shkatërrimi i zgjedhjeve. Ky është projekti, këtë ka bërë 4 vite më parë. Ka destabilizuar Shqipërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?