FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Rama ju dha shqiptarëve alternativën e drogës

Lulzim Basha përmes një statusi në ‘Facebook’, ka komentuar raportin e OKB për trafikimin e DROGËS NË Shqipëri. Basha thotë se me gjakftohtësi kriminale Edi Rama ju dha shqiptarëve alternativën e drogës dhe jo të punës dhe investimeve. Statusi i Bashës vjen pas publikimi të raportit të zyrës së drogërave ku thuhet se Shqipëria ëhstë vendi me përdorimin më të lartë të kokainës në botë.

Statusi i Bashës: 
Një tjetër rekord famëkeq për vendin tonë: Shqipëria është e para në botë për përqindjen në përdorimin e kokainës për banor. Zyra e Kombeve të Bashkuara për drogën dhe krimin sapo botoi një raport që pohon me fakte atë që ne kemi denoncuar papushim këto vite, se Shqipëria është një ndër vendet kryesore në botë të prodhimit dhe trafikimit të drogës. Dhe se droga ka hyrë tashmë në familjet e shqiptarëve të cilët po kthehen në përdorues droge.
Me gjakftohtësi kriminale Edi Rama ju dha shqiptarëve alternativën e drogës dhe jo të punës dhe investimeve. Pasojat e këtij veprimi antikombëtar tani kanë filluar të ndihen kudo.
Edi Rama di të qeverisë vetëm përmes grabitjes dhe drogës. Droga dhe krimi po shkatërrojnë të ardhmen tonë, prandaj duhet të bëhemi të gjithë bashkë kundër tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?