Basha: Rama ka korruptuar ndërkombëtarët, çadra nuk ishte dështim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në ‘News24’ për listën e kandidatëve për deputetë. Basha tha se nuk ndikoi lista në rezultatin e zgjedhjeve.

“Rezultati i zgjedhjeve nuk ka shumë të bëjë më listën e kandidatëve. Përpjekja për të lidhur listën me rezultatin e zgjedhjeve është një përpjekje e sforcuar. Nga prania e krimit dhe drogës Shqipëria është refuzuar dhe në Evropë. Përpjekja jonë ishte të largonim Edi Ramën”- tha Basha.

Ndër të tjera Basha u pyet edhe për çadrën e ngritur në Bulevard dhe nëse ajo ishte një dështim. Kreu i PD u shpreh se çadra nuk ishte dështim, ndërsa sipas tij Rama ka korruptuar edhe ndërkombëtarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jo nuk e quaj dështim çadrën pasi ne ndërgjegjësuam shoqërinë shqiptare. Rama ja doli falë krimit të mbijetonte. Ai ka korruptuar edhe ndërkombëtarët nuk ka rëndësi këtu apo në Bruksel. Rama ka diplomacinë e drogës. Nëse do kishim të njëjtit standard ndërkombëtar si në Maqedoni apo këtu Rama nuk do ishte kryeministër. Të gjitha këto propaganda dhe lobingje kontribuuan që lëvizja jonë mos kulmonte me qëllimin që ne kishim. Rama nuk ka një mazhorancë legjitime. Unë mendoj se angazhimi i bandave të drogës ndihmuan Ramën”- tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?