Basha: Rama po kërkon pazar që të shpëtojë kokën dhe pasurinë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot në konferencën për shtyp se Edi Rama ka refuzuar çdo propozim që i është bërë nga ndërkombëtarët për zgjedhjen e krizës.

Sipas Bashës, këmbëngulja e kryeministrit për 30 Qershorin është vetëm kërkesë për të negociuar ndëshkimin e tij dhe pasurinë e tij

“Sfidimi i hapur që Edi Rama bën, përpjekja për të vendosur 30 qershorin në qendër të debatit politik, kur tashmë 30 qershori ligjërisht nuk përbën më nga pikëpamja kushtetuese një datë zgjedhjesh, por përbën nga pikëpamja politike dhe njerëzore një datë krimi kushtetues, një akti grusht shteti dhe krimi mbi çdo shqiptar, ky sfidim bëhet me një dhe një qëllim që Edi Rama të ketë mundësinë të negociojë kokën e tij, pasurinë e tij për pushtetin e tij, të një grushti kriminelësh dhe një grushti oligarkësh që e mbajnë me serume kufomën e tij politike dhe organizatën e tij të shpartalluar kriminale të Rilindjes nga zbulimet e deritanishme dhe ato të pritshme të aktivitetit të tyre kriminal dhe korruptiv”,- tha Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i PD-së tha se Ramës i është kërkuar nga ndërkombëtarët që të hyjë në dialog. “Gjatë 48 orëve të fundit, shumë miq të Shqipërisë, kanë kërkuar të mbizotërojë arsyeja dhe interesi i shqiptarëve, interesi publik dhe Edi Rama t’i hapë rrugë një procesi politik, i cili kërkon asgjë më shumë, dhe asgjë më pak se standardin europian, zgjedhje të lira dhe të ndershme, një parlament legjitim, nga populli, për popullin dhe për popullin; jo nga kriminelët, të kriminelëve dhe për kriminelët…  Por ora nuk pret, koha është e pamëshirë. Ne do të humbim javën e ardhshme për herë të katërt shanset për të hapur negociatat me Europën. Pse-ja është e shkruar e zezë me të bardhë, nga një prej vendeve që e ka zakon të flasë hapur dhe shkoqur, Mbretërisë së vendeve të Ulëta: nuk luftohet korrupsioni, nuk luftohet krimi”.- tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?