Basha: Rama po mashtron për Teatrin

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha tha sot se projekti i Teatrit të ri në fakt i shërben ndërtimit të kullave. Sipas kreut të PD-së, qeveria nuk ka vullnet për një teatër të ri, sepse siç u shpreh ai duhej bërë një tender i hapur. Basha tha se Rama ka manipuluar artistët për deklaratat e tyre ndërsa theksoi se vendi nuk ka një Gjykatë Kushtetuese që ta ndalë ligjin special për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

”Nuk ka interes për teatrin, ka interes vetëm për kulla. Më erdhi neveri për peticionin, sesi Edi Rama ka arritur të manipulojë artistët. Është një aferë prej 200 mln eurosh para publike. S’quhet më Tirana por ”Tirama”, kjo është ëndrra e psikopatit taleban. Kemi të bëjmë me një mashtrues serial. Shpresa dhe besimi im është që kurajoja gazetareske do dalë mbi Edi Ramën. Kjo është çështja me të cilën do nisja bashkëbisedimin. S’ka projekt për Teatër, ka projekt për kulla. Të gjithë ata që se kuptojnë, janë mashtruar. Artistët janë manipuluar në kërkesën e tyre për një teatër dinjitoz”.

I pyetur nga gazetarët, cili do të jetë vendimi i Presidentit Ilir Meta për çështjen e ligjit për Teatrin, Basha tha se nëse Kreu i Shtetit dekreton ligjin në heshtje, atëherë ky është grusht shteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Do ndjekim gjithë hapat ligjorë. Shkelja e të gjithë mekanizmave ligjorë, dekretimi në heshtje është pjesëmarrje në grusht shteti. E kam fjalën për cdo instancë që bëhet pjesë e kthimit të parlamentit në një Rajshtag të sitlit hitlerian e merr pushtete që nuk ia jep Kushtetuta. Nëse kjo vijë e kuqe shkelet ne jemi de fakto në gjendje lufte civile”,-tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, kreu i PD-së theksoi se nëse prishet Teatri, do të propozohet një ligj që me mina të prishen kullat.

Një grup artistësh, kryesuar nga të mëdhenjtë e skenës shqiptare, Robert Ndrenika, Luftar Paja, Alfred Trebicka, Leka Bungo, Albert Minga, Arben Derhemi por edhe djali i të madhit Kadri Roshi, Kliti Roshi, regjisori Spiro Duni, aktorët Artan Imami, Sotiraq Bratko, Zamira Kita e shumë të tjerë, i janë drejtuar dje me një peticion Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe krerëve më të lartë të shtetit në vend, si dhe Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, ku shprehin vullnetin e tyre pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?