Basha-Ramës: Garuzhde, boll mashtrove…

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama, se rritja ekonomike pritet t’i kalojë 4%. Duke u ndalur tek shifrat konkrete ai e quan Ramën mashtrues ordiner dhe garuzhde.

”Sipas statistikave fiskale për periudhën janar-gusht 2017, konstatohet: Mosrealizim të TVSH nga doganat në masën 17 mln dollarë. Akcizat me mosrealizim prej pothuajse 6 mln dollarë (-2.2%). Tatimi mbi të ardhurat personale me mosrealizim prej 14 mln dollarë (-6.3%). Investimet publike rezultojnë me mosrealizim prej 65 mln dollarë (-15.9%)”,-shkruan Basha.

Postimi i Bashës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritje ekonomike 4%??? Mashtrim ordiner i garuzhdes nr. 1! Ja si e pergenjeshtrojne te dhenat e vete ministrise se tij: Sipas statistikave fiskale per periudhen janar-gusht 2017, konstatohet: Mosrealizim te TVSH nga doganat ne masen 17 mln dollare. Akcizat me mosrealizim prej pothuajse 6 mln dollare (-2.2%). Tatimi mbi te ardhurat personale me mosrealizim prej 14 mln dollare (-6.3%). Investimet publike rezultojne me mosrealizim prej 65 mln dollare (-15.9%).

Swiss Digital Mobile Reklama

Importi i karburanteve rezulton ne masen 264mije ton, nga 340mije ton qe ishin ne periudhen janar-gusht 2016, ose 22% me pak se 8-mujori i vitit te kaluar. Ndersa vetem per muajin gusht 2017, konstatohet: TVSH me mosrealizim prej plot 9 mln dollare (nga te cilat -2.5 mln dollare nga doganat dhe -6.5 mln dollare nga tatimet.

Taksat nacionale me mosrealizim prej 4 mln dollare. Mosrealizim te investimeve publike ne masen 19 mln dollare. Importi i karburanteve gusht 2017 rezulton 2.7 mije ton me pak sesa gusht 2016, ose 5.3% me pak.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?