FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha- Ramës: Shkarko ministrin dhe Qazim Sejdinin

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të shkarkojë në mënyrë urgjente

Gramoz Ruçin, Fatmir Xhafën dhe kryetarin e bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdinin.

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend Basha fili gjatë në lidhje më me situatën e paprecedentë të përplasjes me policinë në Elbasan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur për këtë ngjarje kryedemokrati hodhi akuzu ndaj dhëndrit të  kryebashkiakut të Elbasanit dhe shtoi  se “kompania e gruas së Qazim Sjedinit po hetohet për trafik droge”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë nga fjala e Bashës në Kuvend

Një bandë kriminelësh ushtron dhunë të hapur ndaj policisë, policia refuzon t’i hetoje e t’i përgjojë, pastaj policia mohon të ketë ndodhur dhunë fare.

Ku e gjen kurajën një grup banditësh të sulmojnë policinë, cfarë i bën policët që megjithëse u rrezikohet jeta nuk guxojnë të hetojnë banditin, por ulin kokën në heshtje? Përgjigjen e kësaj pyetje e dini të gjithë.

Si shpjegohet që brenda 4 viteve jo më shumë, Shqipëria u kthye nga vendi i sigurtë, ku qytetarët fituan të drejtën të udhëtonin lirshëm pa viza, në vendin që prodhon rrezik për vendet anëtare të BE.

Sot po diksutojmë marrëveshjen e ekstradimit me Mbretërinë e Bashkuar, dua ta paralajmëroj fare qartë sot këtu, kjo marrëveshje do mbetet një copë letër për sa kohë Rama do jetë kryeministër, se Rama nuk ka asnjë problem me krimin dhe kriminelët, ndaj i futi në politikë, s’ka asnjë problem me drogën ndaj e ktheu Shqipërinë në parajsë të drogës, në 4 vjet ekonomia e Shqipërisë u kthye në ekonomi të dobët, asnjë investim i ri, asnjë vendi i ri pune.

Kapi në 4 vite të gjitha rekordet e zeza të krimit. Interpoli e shpalli prodhuesin dhe furnizuesin kryesor të marijuanës në Evropë. Interpoli dhe DASH e përcaktuan si korridor kryesor të heroinës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?