FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha refuzohet nga militanti i PD: Sali Berisha është i pari, jo ti

Me gjithë përpjekjet e Bashës për tu konsideruar si lider i demokratëve, mesa duket nga dëshmitë e vetë demokratëve, ka dështuar.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, një militant i PD i thotë Bashës se Sali Berisha është mbi të gjithë dhe mbetet Sali Berisha. “Për mua Sali Berisha është, ti je thjeshte Lulzim Basha. Militanti quhet Urim Jolla, nga Fshati Vojnike , Maqellarë dhe është i qartë kur thotë se nuk e njeh Bashën si kryetar të PD-së.

Edhe pse të pranishmit e tjerë kanë tentuar ta rregullojnë situatën duke thënë se Basha është pasardhësi i Berishës, kjo nuk e ka ndryshuar qëndrimin e militantit të PD-së

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Basha i është kundërpërgjigjur militantit duke thënë se Berisha ka qenë në parlament, por kryetar është ai e jo doktori.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Mesa duket në PD gjërat janë akoma të qarta dhe kryetar i demokratëve mbetet Berisha. Që do të thotë se Basha ka dështuar të bëhet lider i demokratëve, e jo më i qytetarëve të tjerë.

Kjo do ta dëmtonte rëndë atë në zgjedhje, pasi me spastrimet që bëri në parti, rrëzikon që as të vetët të mos i dalin për ta votuar. Gjithësesi, presim 25 qershorin. Lexo.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?