Basha, replika me Ramën: Ta dinë të gjithë tarifën, 1 milion euro për tender!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka kërkuar llogari kryeministrit Edi Rama, për ndarjen e fondeve të tërmetit dhe tenderat.

Në fjalën e tij, Basha akuzoi Ramën për tarifën e rryshfetit, një milion euro për tender. Më tej Basha shtoi se ndodhen në atë sallë jo për të bërë lojëra fjalësh, por për të sjellë ndryshimin që vjen sipas tij me largimin e kryeministrit nga pushteti.

“Sa ka shkuar numri i vdekjeve sot? FMN thotë që ne jemi vendi me numër më të lartë të vdekjeve nga COVID-i. Ndërkohë që ju vazhdoni harxhoni miliona nga oligarkët që keni shpenzuar miliona. Po si të kërkoj ty të të brejë ndërgjegjja, sepse ti s’ke pasur asnjëherë. Ti ke zgjedhur, ke vendosur prioritet kullat e korrupsionit dhe oligarkisë. Ke vendosur t’i klasifikosh sekret tenderat e pandemisë. Këto janë vendimet e tua, nuk janë aksidente, nuk janë as si COVID-i apo si tërmeti, është më keq, janë si të dyja bashkë. Të vetmet tendera që ti urren janë ato të përcaktuara nga BE. Tarifat e tua për çdo tender mbi 1 mln euro, ato tarifa i di e gjithë Tirana. Ndaj fondet e BE nuk t pëlqejnë ty, sepse aty ka rregulla ndryshe. Kështu që, merri pak letrat ku i ke futur, ndoshta i ke akoma te zyra e ish-zv. kryeministrit. Merri dhe shikoji se si në tenderat e tua nuk ka konkurrencë, i ke përcaktuar ti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas ke përcaktuar dhe se si do të ndahet ryshfeti. Konsideratë të veçantë ke për pronarët e mediave që të bëjnë fresk. Java zgjedhore bashkia Durrës ndan 6 mln euro për rindërtim. Po të krahasojmë pagesat për këtë kategori shpenzimi, deri më 25 mars 2021, vlera e ekzekutimeve është 6 mln lekë të reja. Krejt ndryshe një javë para zgjedhjeve, sepse ti nuk i gjendesh pranë njerëzve në fatkeqësi”, tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?