FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha rikthen simbolet e PD, largon “Republikën e Re”

10 ditë pas humbjes s ëzgjedhjeve të 25 qershorit dhe dështimit të projektit të tij elektoral të “Republikës së Re”, Lulzim Basha ka rikthyer në profilin e tij në Facebook simbolet e Partisë Demokratike.

Kjo ndodh për herë të parë që prej 19 qershorit, kur ai vuri simbolin e “Republikës së Re”, një projekt që nuk pati sukses në zgjedhje dhe u rezervoi demokratëve humbjen më të thellë në histori.

Në profil Basha ka vendosur një foto me flamuj të PD -së, të cilët i munguan opozitës në këtë fushatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë Basha pati edhe kritika të forta, por ai nuk hoqi dorë nga projekti i tij. Rikthimi te simbolet përkon me nisjen e fushatës brenda Partisë Demokratike, për kreun e saj. /Lapsi.al

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?