FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha shkon në Prokurori për lobimin në SHBA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur këtë paradite në Prokurorinë e Tiranës, ku është thirrur për t’u pyetur për lobimin në SHBA.

Kreu i demokratëve është thirrur prej disa ditësh nga Prokuroria, ndërsa ishte urdhëruar shoqërimi i tij, nëse nuk do të paraqitej deri më 20 qershor.

Për këtë arsye, Basha ka vendosur sot të shkojë para prokurorëve, ku do të merret në pyetje për lobimin prej 650 mijë dollarësh në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë në prokurori u paraqit ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?