Basha shpërthen në mesnatë ndaj Ramës: Hajdut dhe i çmendur!
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në orët e vona të së premtes ndaj kryeministrit Edi Rama. Duke e akuzuar për grabitjen e pronave të banorëve në Unazën e Re dhe situatën e krimit në vend, Basha i drejtohet kryeministrit me fjalët “hajdut dhe i çmendur!”
Postimi i plotë i Lulzim Bashës në Facebook:
“Kur i gjithë shteti dhe policia janë vërsulur të nxjerrin banorët nga shtëpitë e tyre për vjedhjen 40 milionë Euro të Edi Ramës te Unaza, qytetet e Shqipërisë qeverisen nga krimi. Përsëri atentat me tritol dhe përleshje me armë sonte në Vlorë, në vazhdën e atentateve dhe përplasjeve mafioze që kanë përpirë gjithë vendin në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan dhe kudo.
Ndërsa Edi Rama sulmon si i lajthitur të gjithë ata që mendon se po i rrezikojnë paratë dhe burgos edhe fëmijët dhe nënat që luftojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, krimi po vret Shqipërinë.
Sepse për Edi Ramën kriminelë janë ata që i kërcënojnë tepsinë. Shikojeni si pëllet i tmerruar se duan t’i marrin karrigen, tepsinë, paratë e vjedhura. U merr shtëpitë njerëzve të dëshpëruar, por ulërin si i çmendur se duan t’i marrin karriken. Hajdut dhe i çmendur!”.
KOHA JONË SONDAZH

