Basha: Sot na kërcënohet liria, në veçanti ajo e zgjedhjes
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se “sot na kërcënohet liria, në veçanti ajo e zgjedhjes”.
Pas vizitës në ekspozitën e hapur nga vëllezërit françeskanë me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së At Zef Pllumit, kreu i opozitës deklaroi se mesazhi i tij ka qenë se ia vlen çdo sakrificë për liri.
“Jeta e At Zef Pllumit është kushtrim për lirinë. Vepra e tij “Rrno për me tregue” duhet të jetë në tekstet shkollore për rininë shqiptare, si dëshmi autentike e Ferrit komunist dhe si kushtrim për njerëzit e lirë se ia vlen çdo sakrificë kur liria kërcënohet”, tha Basha.
Deklarata
”Është ekspozitë frymëzuese, prekëse, është një mesazh për lirinë. Ia vlen çdo sakrificë për lirinë, ky mesazh është aktual pasi edhe sot sepse kërcënohet liria e zgjedhjes. I rekomandoj kujtdo që nuk e ka parë këtë ekspozitë, ta shoh. Jeta dhe veprat e At Zef Pëllumit janë një kushtrim për lirinë. Vepra e tij ”Rrno vetëm për me tregue”, duhet të jetë në tekstet shqiptare. Si një kushtrim për njerëzit e lirë, se ja vlen çdo sakrificë kur liria kërcënohet. Veprat dhe jeta e At Zef Pëllumbit nuk e ka vendin në muze por në jetën e përditshme të shqiptarët, pasi aty e ka vendin e keqja. Shqiptarët të gjejnë forcën për të kycur në muze të keqen”,-tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

